Shkatërrohet banda e trafikut të drogës, 3 të arrestuar

Shkatërrohet banda e trafikut të drogës, 3 të arrestuar
Tre të rinj shqiptarë, dyshuar se janë pjesë e një bande të trafikut të lëndëve narkotike, u arrestuan nga policia në zonën e Milanos.

Mediat vendase shkruajnë se në pranga kanë rënë: Emanuel Macaj, 31 vjeç, Gentin Kurtulla 27 vjeç dhe Xhovani Bela 25 vjeç.

Të arrestuarit  akuzohen për rezistencë ndaj policisë dhe lëndime të tyre. Vjedhja e makinave dhe ndërrimi i targave, mbajtja e paligjshme e armëve të zjarrit. Gjatë kontrollit u gjet dhe sekuestrua një pistoletë 7.65.

Hetimet filluan në shkurt të këtij viti, kur u denoncua vjedhja e një Audi S5. Policia u vu në ndjekje të makinës që tentoi pa sukses t’i shpëtonte kapjes.

U provua se Audi S5 ishte vjedhur në Arcore më 4 tetor 2018.

Nga arrestimi i poseduesve të mjetit u zbulua vendqëndrimi i bandës. Ata rrinin në një garazh në Pero, që përdorej për të fshehur makinat e vjedhura që përdoreshin për të kryer krime.

Në makinë u gjet edhe 1 kg marijuanë, një skaner për frekuencat e policisë si edhe një bllokues sinjali. /l.k./

Marrë nga vicenzasettegiorni.it

loading...
loading...