Shkatërrohet banda e trafikantëve, mes të arrestuarve edhe një shqiptar

Shkatërrohet banda e trafikantëve, mes të arrestuarve edhe një shqiptar
Sot policia italiane ka ekzekutuar 10 urdhër arreste në qytetin e Calenas, si dhe fshatrat Bellona , Vitulazio dhe Camigliano.

Mediat atje bëjnë me dije se tetë prej personave të arrestuar janë lënë në burg, ndërsa dy prej tyre në arrest shtëpie.

Një prej të burgosurve është shqiptar dhe quhet Erjon Bixi, 37-vjeç.

Me të janë burgosur edhe 7 shtetas italianë, ndërsa 2 të tjerë janë lënë në arrest shtëpie.

Grupi kriminal, sipas hetuesve, mund të përdorte disponueshmërinë e armëve dhe kontakteve me grupet e huaja kriminale, veçanërisht shqiptarët, me të cilët ata kontraktuan blerjen e drogës. /l.k./

Marrë nga www.ilmattino.it

loading...
loading...