Shkarkohet nga detyra kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, ish kandidat për President i Berishës

Shkarkohet nga detyra kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, ish kandidat për President i Berishës
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori shkarkohet nga detyra thuajse një vit pasi ishte konfirmuar nga shkalla e parë e vettingut.

Trupa gjykuese e Kolegjit të Apelimit e drejtuar nga Albana Shtylla, pas hetimit disa mujor të dosjes së zotit Zaganjori, interpretoi ligjërisht çdo detaj që lidhet me pasuritë e gjyqtarit të karrierës si një nga komponentët kryesore për të cilin u ankimua vendimi i Komisionit të Kualifikimit i dhënë një vit më parë.

Në sitën e gjyqtarëve të apelit kanë kaluar të gjitha pasuritë, kryesisht pasuri të paluajtshme për të cilat vetë Zoti Zaganjori pati dhënë shumë argumente që tentonin të justifikonin pasuritë e tij me burime të ligjshme.

Kolegji vlerësoi se subjekti kishte kryer deklarim të pasaktë pasurie duke e përmendur këtë gjë, në argumentimin e gjatë që bëri para mediave dhe publikut të interesuar që e ndoqi seancën drejtpërdrejtë.

Zoti Zaganjori mungoi gjatë dhënies së vendimit të Kolegjit që praktikisht e la atë jashtë sistemit të drejtësisë. Në kolegj ishin depozituar edhe denoncime kundër subjektit të cilat nuk u morën në konsideratë.

Me shkarkimin e Zaganjorit, në Gjykatën e Lartë mbetet vetëm me një anëtar, ai është Ardian Dvorani që mban postin e kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Zaganjori ishte kandidati i ish kryeministrit Sali Berisha për postin e Presidentit të Republikës, në vitin 2011, por ai e refuzoi postin të cilin më pas e pranoi Bujar Nishani.

loading...
loading...