Shkarkimi i Metës/Manja: E pritëm ta dëgjonim edhe atë në komision, por...

Shkarkimi i Metës/Manja: E pritëm ta dëgjonim edhe atë në komision, por...
Ishte kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja gjatë prezantimit të raportit në Komisionin e Ligjeve deklaroi se Meta ishte ftuar me shkresë të dëgjohej në komision por. Sipas tij, shkresës iu përgjigj sekretarja e Presidencës.

“Nisëm shqyrtimin e kërkesës së deputetëve më 19/06/2019 të prezantuar nga deputetët Taulant Balla dhe Ervin Bushati. Zoti Balla paraqiti rrethanat dhe argumentet pse kërkojnë shkarkimin e Presidentit. U vazhdua më pas me punën, relator u caktua Klotilda Bushka dhe Arbnor Shameti. Në rast se do të donte të shprehej ne ishim të detyruar ta dëgjonim edhe Presidentin. Në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Ligjeve kam vënë në dijeni zotin Meta për datën e mbledhjes së komisionit për shkarkimin e Presidentit, që ti garantohet e drejta për tu dëgjuar në komision. Shkresës iu përgjigj sekretarja e Presidencës. Në këtë shkresë u përballëm me një gjuhë jo etike, ironike dhe aspak të denjë për kërkesën e dërguar prej nesh. Me anë të kësaj përgjigje ajo tregoi se Presidenti nuk donte të dëgjohej nga ligjet. Procedura vijoi në datën 24/06/2019 dhe 26/06/2019. Në dy mbledhje konstatuam se Presidenti ka nxjerrë dekretin 5/11/2018 ku u caktua data 30 qershor 2019 për mbajtjen e zgjedhjeve. Në përmbushje të kësaj date nisi edhe puna për përgatitjen e zgjedhjeve, ishte kryer regjistrimi i partive, ishin depozituar listat”,- tha Manja ndër të tjera. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...