Shërbimi sekret heton ish-këshilltaren e Haradinajt

Shërbimi sekret heton ish-këshilltaren e Haradinajt
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli i ka dërguar një shkresë drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, nga i cili ka kërkuar verifikim për Nita Himaduma, ish-këshilltaren e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Sipas shkresës, një familjar i Himadunës ka qenë në komunikim me Veljko Kaziç, i cili identifikohet si “pjesë e strukturave të sigurisë së Serbisë me mbulesë në Ambasadën e Serbisë në Tiranë, i cili mbulon edhe Kosovën”.

Një tjetër arsye ka të bëjë edhe me keqpërdorim të buxhetit.

Konsullja kishte rezervuar hotele në emër të zyrës së Kryeministrit, edhe pasi ishte larguar nga institucioni. /l.k./

Foto Google

 

loading...
loading...