SHBA: Teherani po vetizolohet

SHBA: Teherani po vetizolohet
Shtetet e Bashkuara thanë të mërkurën se shkelja e marrëveshjes bërthamore nga ana e Iranit është një përpjekje për zhvatje parash. Uashingtoni paralajmëroi Teheranin se po izolon vetëveten ndërsa në të njëjtën kohë ripërsëriti se është i hapur për bisedime.

"Nuk ka asnjë arsye të besueshme që Irani të zgjerojë programin e tij bërthamor dhe kjo nuk mund të shihet veçse si një përpjekje e ashpër dhe jotransparente për të zhvatur para nga bashkësia ndërkombëtare", thuhej në një deklaratë të SHBA-së drejtuar një takimi urgjent të Bordit të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike.

Në deklaratë i “bëhej thirrje Iranit që të ndryshojë hapat e ndërmarra së fundmi lidhur me programin bërthamor dhe të ndalojë çdo plan për të bërë përpara”.

Deklarata më tej shprehte angazhimin e “Shteteve të Bashkuara për negociata pa kushte paraprake ndërsa i ofrohej Iranit mundësia e një normalizimi të plotë të marrëdhënieve”. (VOA)

loading...
loading...