Rrjeta të paprekura në Partizani-Qarabak

Rrjeta të paprekura në Partizani-Qarabak
Në "Selman Stërmasi" u luajtën 45 minutat e para të përballjes së  Partizanit dhe Qarabak, i vlefshëm për raundin e parë kualifikues të UEFA Champions League, një gjysmë loj♪7 që përfundojë me rrjeta të paprekura.

Kampionët e Shqipërisë shpresojnë që të marrin një rezultat pozitiv në shtëpi, për të shpresuar më pas te kalimi në raundin tjetër.

Dy teknikët kanë bërë zgjedhjet e tyre, me Lerdën që ka befasuar jo pak, duke lënë jashtë një futbollist me mjaft eksperiencë sikur Trashi.

Partizani mendoi më shumë për mbrojtjen duke iu lënë hapësirë azerëve që rastin më të mirë e kishin në minutën e 20-të. Partizanit reagoi por goditja e Asanit në minutën e 24 përfundoi shumë afër katërkëndëshit të mbrojtur nga portieri azer. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...