Revolucioni i katërt industrial po troket me miqësi të reja për njeriun!

Revolucioni i katërt industrial po troket me miqësi të reja për njeriun!
Robotët po përgatiten të bëhen ”miq” të njeriut.

Po vërehet gjithnjë e më shumë sesi do të ndryshojë jeta e njeriut me revolucionin e katërt industrial që, sipas ekspertes, është gati për të transformuar njerëzimin.

Epoka e re e robotëve është në fokusin e  librit ”Roboti e noi” (”Robotët dhe ne”) i Maria Chiara Carrozzas, ish-ministrja italiane e Arsimit, e cila jep leksione në biorobotikë në universitetin ”Sant’Anna” të Pizës.

Libri është gjithashtu “një lloj fletoreje udhëtimi në botën e robotikës, nga revolucioni industrial deri në të tashmen”, thotë Carrozza.

” Ne duhet t’i stërvitim robotët për të bashkëvepruar me njeriun”, shtoi ajo.

”Nuk ka më fantashkencë, por ka shumë aplikime në mjekësi. Nga karrigia robotike që lejon paraplegjikët të ngrihen deri te dora e njeriut”, thekson Carrozza.

loading...
loading...