Rama: Meta, armiqësi të vjetër me mazhorancën, hakërryes dhe qesharak! Të hetohet dhe ndëshkohet

Rama: Meta, armiqësi të vjetër me mazhorancën, hakërryes dhe qesharak! Të hetohet dhe ndëshkohet
Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Rama tha se presidenti Meta tashmë ka një armiqësi të egër me mazhorancën. Ai e etiketoi Presidentit si një njeri të çoroditur hakërryes dhe qesharak dhe që duhet të hetohet nga Parlamenti.

“Ilir Meta do ishte politikisht për ne një kundërshtar që nuk duhet ndaluar të gabojë më tutje. Ashtu i dizekulibruar prej frikës nga drejtësia, i çoroditur prej disfatës së operacionit antikombëtar që bashkëudhëhoqi me tre kalorësit e tjerë të apokalipsit imagjinar. Hakërryes dhe qesharak në fuqinë e tij ai është sot një aset i vyer politik i kësaj shumice.

Me atë lloj figurinë kërcënuese në Presidencë edhe më të pakënaqurit ndaj nesh do të trembeshin ta çonin votën gjetkë pas dy vitesh.

Për ne dinjiteti i këtij shteti është më i rëndësishëm sesa çdo interes partiak apo kalkulim elektoral.

Ilir Meta duhet hetuar dhe ndëshkuar deri në fund  nga ky kuvend dhe reagimi ynë ndaj tij si deputet të këtij kuvendi duhet të jetë frontal përtej dallimeve politike. Ne emër të kushtetutës, demokracisë parlamentare në këtë pikë gravbitetit i parimeve themelore të Kuvendit është një emërues që duhet të na bashkojë.

Ilir Meta nuk është thjesht kundërshtari i qeverisë, ai është armiku i hapur i vetë kushtetutës, nuk është thjesht frymëzuesi i ofensivës destruktive, ai është armiku i deklaruar i parlamentit. Nuk është thjesht politikan i frikësuar nga reforma në drejtësi, ai është shëmbëlltyra e tërbimit nga të tremburit nga drejtësia, i cili edhe me shtrirjen e rrezes së agresionit të tij mbi miqtë dhe partnerët amerikanë dhe evropianë na turpëron në si deputet, si qytetarë dhe si shtet.

Si mund të ketë Shqipëria e sotme një kryetar shteti që duket si një aktor komik që imiton presidentin.

Një kryetar shteti që kur flet seriozisht të bën për të qeshur dhe kur flet me të qeshur të bën për të qartë.

Një kryetar shteti që e paraqet veten një Vojo Kush me kravatë mbi çatinë e ambsaadës së BE dhe që e imagjinon ambasadën amerikane si topin ku vendos gjoksin e tij prej Mit Sokoli me kostum banje.

Si mund të ketë Shqipëria një kryetar shteti që thotë në konferencë  se është gati të përballet me testin e shëndetit mendor. Nuk ja ka kërkuar askush edhe pse askush nuk ka mbetur pa pyetur veten se mos vallë ky njeri është i ikur nga mentë e kokës.

Sëmundja e vërtetë e këtij kreu të shtetit është ajo e atij personazhit të Dosdojevskit, i cili gënjen veten për të gënjyer të tjerët.

Meta, armiqësi të egër me shumicën qeverisëse

"Kurrë mos e ndalo kundërshtarin që po gabon" thotë Napoleon Bonaparti

Sot nuk jemi mbledhur të ndalojmë një kundërshtarin  tonë.

Si kundërshtari i kësaj shumice Ilir Meta nuk duhet ndaluar në qorrmashrimin e tij vetëshkatërrues sa unikal aq edhe të trishtueshëm në historinë politike të këtij vendi.

Politikisht ai na e bën më të lehtë pozicionin tonë në sytë e popullit. Njerëzia e shohin krejt lakuriq të vërtetën e armiqësisë së egër të Ilir Metës ndaj shumicës tonë qeverisëse.

Është një armiqësi e ushqyer nga dëshpërimi prej disfatës së turpshme të planit antikombëtar të hedhjes në erë të zgjedhjeve që synonte pengmarrjen e drejtësisë dhe pengimin e çeljes së negociatave në BE.

I kam ndjekur në një ndjenjë mëshirë budallallëqet e fallxhores Monikë dhe akrobacitë e artistit Lul, së bashku me mufkat e haxhiut Ilir. Që nga shfajësimet e hatashme për disfatën e tyre  deri tek fajësimet e dëshpëruara në adresën tonë lidhur me pjesëmarrjen e ulët në zgjedhje dhe me raportin paraprak të misionit të ODIHR”, tha mes të tjerave Rama. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...