Qeveria shqiptare financon restaurimin e godinës së Qendrës Kulturore të Bujanovcit, Cakaj: Lajm fantastik!

Qeveria shqiptare financon restaurimin e godinës së Qendrës Kulturore të Bujanovcit, Cakaj: Lajm fantastik!
Qeveria shqiptare do të financojë restaurimin e godinës së Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe funksionalizimin e plotë të Qendrës Kulturore Multidimensionale të këtij Këshilli në Komunën e Bujanovcit, e përbërë nga shqiptarë, por që ndodhet në territorin serb.

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj njoftoi se kjo masë është zgjatim i përpjekjeve politike të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë për konsolidimin e marrëdhënieve politike me shqiptarët në rajon.

“Mbështetja e Republikës së Shqipërisë është e domosdoshme për kultivimin dhe avancimin e identitetit kombëtar dhe kulturor të shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë.” shprehet Cakaj në postimin e tij, në Facebook, ku edhe dha lajmin. Kjo është hera e parë që qeveria shqiptare investon për shqiptarët në rajonin, aq më tepër për ata që ndodhen në territorin serb.

Cakaj: Një lajm fantastik në shërbim të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës!

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë ka vendosur marrjen përsipër të financimit për restaurimin e godinës së Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe funksionalizimin e plotë të Qendrës Kulturore Multidimensionale të këtij Këshilli në Komunën e Bujanovcit.

Funksionalizimi i plotë i Qendrës Kultutore Multidimensionale në Komunën e Bujanovcit do të ketë një funksion tepër të rëndësishëm në ruajtjen, promovimin dhe zhvillimin e trashëgimisë kombëtare të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe më gjerë. Kjo Qendër, po ashtu, do të ushtrojë një ndikim pozitiv edhe në vitalizimin e shoqërisë civile në ketë hapësirë me vlerë të veçantë historike.

Kjo masë financiare është zgjatim i përpjekjeve politike të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë për konsolidimin e marrëdhënieve politike me shqiptarët në rajon në veçanti. Mbeshtetja e Republikës së Shqipërisë është e domosdoshme për kultivimin dhe avancimin e identitetit kombëtar dhe kulturor të shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë.

Shumë shpejt duhet të procedohet me një marrëveshje të veçantë bashkëpunimi për mbështetje të veçantë financiare, politike, shoqërore dhe kulturore për shqiptarët e Luginës!

Përqafime për gjithë Luginën e Preshevës!

loading...
loading...