“Prioriteti numër një!” Basha falënderon përkrahësit pas protestës dhe flet për të ardhmen

“Prioriteti numër një!” Basha falënderon përkrahësit pas protestës dhe flet për të ardhmen
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një mesazhi  të titulluar “Shqipëria si Europa!”, ka  shprehur “mirënjohje të thellë dhe falënderime nga zemra për të gjithë ata që na janë bashkuar në betejën kombëtare për Shqipërinë si gjithë Europa.”

“Bashkë do ta largojmë këtë qeverisje antipopullore dhe antikombëtare. Sa më parë, aq më mirë për Shqipërinë!” ka nënvizuar Basha, një ditë pas protestës së 10-të kombëtare të opozitës.

“Detyra më e madhe, prioriteti numër një, është t’ju japim shqiptarëve ndryshimin e vërtetë, fundin e tranzicionit, Shqipërinë e lirive, mundësive dhe mirëqenies për të gjithë”, u shpreh ai.

Që pas daljes nga Kuvendi dhe djegies së mandatave, në muajin shkurt, PD-ja dhe partitë e tjera aleate, kanë vijuar me protesta, duke kërkuar si kusht kryesor largimin e Kryeministrit Edi Rama, kërkesë kjo që mbetet në fuqi, ndërkohë që pas 30 qershorit, ndërkombëtarët, sidomos BE, kanë apeluar palët që të ulen e të dialogojnë urgjent, për zgjidhjen e krizës.

loading...
loading...