Policia shkon të mbyllë lokalin për zhurmë, kundërshtohet nga 3 të rinj

Policia shkon të mbyllë lokalin për zhurmë, kundërshtohet nga 3 të rinj
Tentativa për të vënë në zbatim urdhrin e drejtorit të departamentit për Sigurinë Publike dhe Zhurmave në lokale ka shkaktuar edhe një konflikt mes policisë dhe 3 të rinjve në Kamzë.

Policia bën me dije se në datën 05.07.2019, rreth orës 01.30 të mëngjesit kishin marrë një telefonatë për zhurmë në një lokal. Menjëherë aty është paraqitur Patrulla e Përgjithshme e Policisë, për të mbyllur lokalin.

Tre të rinjtë, arrestimi i të cilëve u bë i mundur sot, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Patrullës së Përgjithshme, për t'i penguar në kryerjen e detyrës.

Të arrestuarit janë: E. K., 24 vjeç,  F. T., 23 vjeç dhe A. H., 29 vjeç,  banues në Kamzë.

Mbi të arrestuarit rëndojnë akuzat “Plagosja e lehtë me dashje e kryer në bashkëpunim”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...