Po shkonte në punë, humb jetën në aksident 20-vjeçari shqiptar

Po shkonte në punë, humb jetën në aksident 20-vjeçari shqiptar
Një i ri shqiptar vetëm 20-vjeç gjeti vdekjen në një aksident rrugor në Itali.

Mediat vendase raportojnë se ngjarja ka ndodhur dot në mëngjes në një rrugë në Bari.

Makina e viktimës është përplasur me një tjetër automjet ndërsa ai po shkonte në punë.

Përplasja ka qenë e fortë dhe ka rezultuar fatale për të riun shqiptar i cila ka gjetur vdekjen  në vend.

Për nxjerrjen e trupit nga mjeti është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve. Policia ka nisur hetimet për aksidentin. /l.k./

Marrë ngawww.lagazzettadelmezzogiorno.it

loading...
loading...