Perceptimi për korrupsionin në Shqipëri, më i larti në Ballkan, ja çfarë thotë studimi

Perceptimi për korrupsionin në Shqipëri, më i larti në Ballkan, ja çfarë thotë studimi
Në Shqipëri, perceptimi për korruspionin mbetet më i lartë se kudo tjetër në shtetet e Ballkanit.

Ky është konstatimi i Barometrit të Balllkanit, një studim i përvitshëm mbi perceptimet dhe sjelljet e qytetarëve të rajonit lidhur me një sërë faktorësh socialë, politikë dhe ekonomikë.

“Perceptimi për korrupsionin mbetet i lartë. Ashtu siç ka ndodhur që prej 2016-s, shqiptarët janë ata që raportojnë numrin më të lartë të rasteve të mitmarrjes në krahasim me rajonin. Gati gjysma e të intervistuarve shqiptarë thonë se kanë dhënë para’ në këmbim të shërbimeve mjekësore”, lexohet në raport.

Sipas qytetarëve shqiptarë, më të korruptuarat janë partitë politike, shërbimet mjekësore, sistemi gjyqësor dhe Parlamenti. Sa i përket indeksit për situatën aktuale, Shqipëria regjistron nivelin më të ulët këtë vit, me vetëm 30 pikë nga 100 të mundshme. Në krahasim me vitin e kaluar ka një rënie prej 7%.

Kjo, sipas raportit, sugjeron një rritje të pakënaqësisë me situtatën altuale social-ekonomike dhe zhvillimet politike. Kthesë negative, sipas raportit, ka marrë edhe kënaqësia për jetën. Rajoni, sipas Barometrit të Ballkanit, duhet të bëjë më shumë për të përmirësuar kredibilitetin, veçanërisht për të siguruar pavarësinë politike në institucionet kyçe, ashtu si sundimin e ligjit.

Papunësia vazhdon të mbetet problem për rajonin, ashtu si mungesa e sigurisë ekonomike. Vlerësohet përmirësimi i lidhjeve rajonale dhe rritja e optimizmit për perpektivën e anëtarësimit./a2cnn

 

loading...
loading...