PD, Basha: Shqiptarët e sfiduan Ramën, votimet të paligjshme

PD, Basha: Shqiptarët e sfiduan Ramën, votimet të paligjshme
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një konferencë deklaroi se zgjedhjet vendore të një ditë më parë nuk zgjidhën krizën politike por vetëm sa e thelluan atë.

PD dhe opozita, tha Basha, dolën më të forta dhe më të bashkuara nga këto zgjedhje, ndërsa Rama më i vetmuar dhe izoluar si pasojë e refuzimit nga 85% e shqiptarëve.

85% e shqiptareve treguan dje se duan ndryshimin. Shqiptarët e sfiduan, e izoluan dhe e bënë Ramën t’i binin djersë të ftohta. Dje ju me te bashkuar se kurre, jo rreth nje partie politike, por rreth vlerave per te cilat qendrojme si komb, vlerave europiane, lirise dhe demokracise, hapet rrugën për t’i kthyer dinjitetin e nëpërkëmbur cdo shqiptari. Marrezia e 30 qershorit tregoi se çfare eshte i gatshem te beje Edi Rama per pushtetin e tij. Pamjet dritheruese te te moshuarve qe i mbanin nga krahet per te shkuar me detyrim ne votime Pamjet e trishta te invalideve, te pamundurve qe duhet te beheshin pjese e farses per buken e gojes Pamjet e punonjesve te administrates qe votonin me koken ulur nga deshperimi. 

Pamjet e te forteve qe kercenonin me uniforma policie apo mbeshtjelle me petkun e pushtetareve jane pasqyra me e qarte e degradimit te ketij regjimi. Kombinimi i perdorimit te krimit dhe presionit te pushtetit per vota eshte pamja e zgjedhjeve shqiptare me Edi Ramen, e faktuar me pare nga Dibra, ne Durres dhe perseri dje, ne te gjithe Shqiperine. 85% e shqiptareve refuzuan regjimin e grabitjes dhe dhunes. 85% e shqiptareve dje refuzuan Edi Ramen 85% e shqiptareve treguan dje se duan ndryshimin. 

Jo ndryshimin e thjeshtë politik, “ik ti e te vi une”, por ndryshimin e vertete qe nis me ndryshimin e sistemit, garantimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme, garantimin e votes dhe fuqizimin e saj. 85% e shqiptareve, demokrate, socialiste, te pa parti treguan dje se duan ndryshimin qe kurre me krimi te mos diktoje politiken, kurre me kriminelet te mos vendosin per deputete e kryebashkiake, kurre me krimi te mos ulet ne parlament e te zere vend ne qeverisje, kurre me punonjesit e administrates te mos poshtërohen, duke u perdorur per te mbushur mitingjet partiake apo te kercenohen me vendin e punes per voten, kurre me mos te kushtezohet vendi i punes, buka e gojës, ndihma ekonomike apo pensioni nga vota. Dje dështoi plani i Edi Ramës për votime njëpartiake. Shqiptarët e refuzuan totalisht, atë dhe mercenarët e tij. Shqiptarët e sfiduan, e izoluan dhe e bënë t’i binin djersë të ftohta.

 Qëndrimi ynë për Edi Ramën nuk ndryshon. 30 qershori tregoi se me Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Votimet ishin të paligjshme dhe tani ky është fakt i pranuar nga të gjithë. Sot OSBE-ODIHR dha gjetjet paraprake:  30 qershori nuk ishte në interesin e qytetarëve shqiptarë . Votime pa zgjedhje. Përjashtim i padrejtë i opozitës nga administrimi dhe monitorimi i zgjedhjeve. Mosfunksionim gjykatash, vendime të gabuara të KQZ-së, marrje e kompetencave të Gjykatës Kushtetuese dhe probleme të tjera serioze. 

Demokratët, opozitarët, shqiptarët e thjeshtë ia dështuan planet Edi Ramës. Votimet ishin të paligjshme dhe tani ky është fakt i pranuar nga të gjithë. Farsa dështoi. PD doli më e forte dhe më e bashkuar nga 30 qershori. Opozita doli më e fortë dhe më e bashkuar nga 30 qershori. Të gjithë së bashku si qytetarë jemi sot më të bashkuar se kurrë më parë dhe më të fortë se kurrë më parë. Edi Rama doli më i vetmuar dhe më i dobët nga 30 qershori.

Edi Rama doli më i vetmuar dhe më i dobët nga 30 qershori. 30 qershori zbuloi fytyrën e vërtetë të Partisë Socialiste të shkatërruar nga Edi Rama: ajo është parti që tashmë e mbështesin vetëm për para. Ca për para krimi, Ca për para tenderash dhe koncesionesh, Ca për paratë e rrogës. Edi Rama e ka katandisur Partinë Socialiste në parti rrogëtarësh, parti mercenarësh, parti banditësh. 

Përballë saj qendrojmë ne si një parti e njerëzve, një parti e mendjeve dhe e zemrave. Ne na bën bashkë aspirata për ndryshim, aspiratë për Europën. Ata i bën bashkë paraja, aspirata për karriken. Qendrimi juaj më 30 qershor ishte një mesazh për ndryshim. Me qëndrimin tuaj, ju e bëtë të pashmangshëm ndryshimin Kjo është tashmë sfida jonë. Ne, Partia Demokraitke e gjithë opozita e bashkuar, bashke me ju duhet të projektojmë dhe sjellim ndryshimin që ju doni.

 

loading...
loading...