
Partizani ka zyrtarizuar ditën e sotme një afrim në repartin e sulmit si dhe rinovimin me një nga titullarët e rëndësishëm të ekipit.
Pas kthimit nga faza përgatitore në Slloveni, tekniku italian Franko Lerda sheh t’i plotësohet reparti ofensiv.
Të kuqtë kanë siguruar shërbimet e Jozef Ekuban, i cili është vëllai i vogël i Caleb Ekuban, sulmuesi që shkëlqeu me fanellën e Partizanit.
19-vjeçari Ekuban vjen nga Verona me formulën e huazimit.
Partizani ka zyrtarizuar edhe rinovimin e Egzon Belicës. Qendërmbrojtësi ka nënshkruar me kampionët e vendit për dy sezonet e ardhshme, duke i dhënë fund zhurmës për një largim të mundshëm të tij.
Një tjetër element që pritet t’iu bashkohet “të kuqve edhe mesfushori venezuelian Aristoteles Romero, i cili vjen nga Krotone.