Para protestuesve Basha jep propozime për zgjidhjen e krizës, por nuk heq dorë nga kushti!

Para protestuesve Basha jep propozime për zgjidhjen e krizës, por nuk heq dorë nga kushti!
Lulzim Basha para protestuesve, në protestën e 10-të të opozitës, foli edhe për zgjidhjen e krizës politike dhe ndërtimin e një Shqipërie evropiane.

Ai propozoi “një reformë kushtetuese, politike, zgjedhore dhe të partive politike.”

Sipas Bashës, këto sfida do realizohen vetëm pas largimit të Edi Ramës nga posti i kryeministrit.

“Këto reforma do të garantojnë mundësinë e kujtdo për t’u zgjedhur.”

Kreu i Partisë Demokrati theksoi se nuk do të ketë zgjidhje të krizës pa dalë përpara drejtësisë ata që vodhën votat e shqiptarëve, pasi nuk dëshiron që të përsërisë të shkuarën.

“Ky ndryshim mund të vijë vetëm nëse ne nuk përsërisim ata që kemi bërë në të shkuarën. Kriza do të zgjidhet me parime dhe jo me pazare. Kjo krizë do të zgjidhet duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Ata që e zhytën vendin në krizë nuk do të dalin si shpëtimtarë.”

Dua ta deklaroj sot përpara botës, deri sa të dalin përpara drejtësisë së vërtetë ata që vodhën votat e shqiptarëve, dhe bashkë me ta do të largojmë Edi Ramën nga pushteti”, deklaroi Basha, teksa foli edhe për votimet e 30 qershorit: “Më 30 qershor ne refuzuam të keqen, 30 qershori është ndëshkim ndaj të keqes: Rama ik! 30 qershori është një moment i mrekullueshëm i lirisë, evropianizimit dhe qytetarisë së shqiptarëve.”

“ 30 qershori hyri në histori si dita kombëtare e kurajos kur shqiptarët treguan se ata kanë forcën të ndahen nga e keqja. 30 qershori ishte dita e popullit, kur shqiptarët treguan se janë kundër regjimit kriminal të Edi Ramës.”

Vetë kandidoi, vetë votoi, vetë numëroi, vetë i vodhi votat Edi Rama. Por ai nuk mund të fshihte refuzimin e 85% të shqiptarëve. Populli i ndriçuar është fundi i autokratëve të korruptuar.”

loading...
loading...