Orikum/ Shkon të rregullojë çadrat pas furtunës, plagoset rëndë punonjësi i plazhit

Orikum/ Shkon të rregullojë çadrat pas furtunës, plagoset rëndë punonjësi i plazhit
Plagoset rëndë në mëngjes një punonjës i plazhit të Orikumit, në Vlorë.

Ai ka qenë roje plazhi dhe është dërguar me urgjencë në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Mësohet se i plagosuri ndodhet në spitalin e Vlorës, ku po merr ndihmë.

I riu kishte dalë mëngjesin e sotëm për të rregulluar çadrat e shkatërruara nga stuhia, që goditi mbrëmjen e djeshme bregdetin e Jugut, por i ka rënë në kokë tubi i çadrës, duke e dëmtuar rëndë.

Të pranishmit janë përpjekur t’i vijnë në ndihmë, ndërsa ai  ka qëndruar për më shumë se 30 minuta në gjendje gati kome, pa ndjenja, derisa është transportuar për në spital.

 

loading...
loading...