Opozita: Rama ka humbur, kryeministri ironizon: Ja çfarë më thoshte gjyshja...

Opozita: Rama ka humbur, kryeministri ironizon: Ja çfarë më thoshte gjyshja...
Teksa opozita ka deklaruar se humbësi real në këto zgjedhje është kryeministri Rama, ky I fundit ka reaguar përmes një ironie në rrjetet sociale.

Në një postim në twitter, Rama shkruan: "Gjyshja ime thoshte po s’e kuptove pse ke humbur, s’e kupton dot pse tjetri ka fituar dhe humbet prapë.

Ndërsa unë për vete, kam mësuar që kur fituesi nuk kupton se ka fituar ngaqë dikush tjetër ka humbur, atëherë ai rrezikon ta humbasë fitoren e tij”, shkruan Rama.

Misioni i OSBE/ODIHR-it për vëzhgimin e zgjedhjeve vendore në Shqipëri deklaroi sot se ato u mbajtën pa vlerësuar interesat e qytetarëve. Përplasjet politike sollën në pasiguri juridike.

Fill më pas, ish-deputeti i Partisë Demokratike,Oerd Bylykbashi, në një deklaratë për mediat u shpreh se mesazhi i ODIHR-it ishte i qartë, zgjedhjet janë nul.

loading...
loading...