Nuk donte ta linte biznesin e lojërave të fatit, ndiqet penalisht 43-vjeçari

Nuk donte ta linte biznesin e lojërave të fatit, ndiqet penalisht 43-vjeçari
Një person u procedua penalisht pasi nga kontrollet rezultoi se vazhdonte të ushtronte aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit.

Policia sqaron se ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin me iniciale F. Z., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Po sipas saj, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin nën administrimin e shtetasit F. Z në rrugën “Don Nikoll Marku”,  u gjetën 11 monitorë me tastiera të markave të ndryshme, një njësi kompjuteri dhe një pajisje për shpërndarje interneti që shërbenin për të ushtruar veprimtarinë e lojërave të fatit të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...