Një robot special në ndihmë të ekipeve kërkimore, për të gjetur shqiptaren e zhdukur në liqen!

Një robot special në ndihmë të ekipeve kërkimore, për të gjetur shqiptaren e zhdukur në liqen!
Autoritetet zvicerane dhe ato italiane janë vënë në kërkim të 24-vjeçares dhe për t’i shtuar gjasat për gjetjes e saj janë duke e shfrytëzuar një robot special të njohur si ROV (“sondë që kontrollohet me dirigjues”).

Krahas anijeve, helikopterit dhe zhytësve, ekipet e kërkim-shpëtimit e kanë përfshirë edhe një robot për ta gjetur Florijana Ismailin, futbollistja e Kombëtares së Zvicrës, me origjinë shqiptare, e cila është zhdukur të shtunën pasdite.

Ajo ishte hedhur nga një barkë në Liqenin Como në Itali dhe nuk kishte dalë më në sipërfaqe të ujit.

Roboti mund të funksionojë në largësi deri në 500 metra nga anija kërkimore, nga ku do të dirigjohet për ta gjetur trupin e futbollistes.

Me ndihmë e një barke me motor, ROV është dërguar në vendin ku besohet se ka rënë Florijana dhe është zhytur në ujë, në mënyrë që të arrijë në thellësi sa më të madhe.

Në vendin ku është zhdukur lojtarja e ekipit zviceran të Young Boys, thellësia e liqenit shkon deri në 100 metra.

Për gjetjen e saj janë angazhuar edhe dy zhytës nga Dongo dhe shtatë të tjerë nga Milano.

Ajo mori të shtunën një skaf për të lundruar në liqen bashkë me shoqen e saj, por pas hedhjes, u zhyt në thellësi për të mos dalë më prej andej.

loading...
loading...