
Mesfushori kosovar Rron Broja, 23 vjeç është prurja më e re e Partizanit. Ai firmosi një kontratë dy vjeçare me të kuqtë, dhe kreu sot edhe stërvitjen e parë nën urdhrat e trajnerit italian, Franko Lerda.
Gjendja fizike e lojtarëve paraqitet optimale teksa grupi po e përballon pozitivisht programin stërvitor.
Ekipi do të qëndrojë në tokën sllovene deri të martën, për të vijuar më pas përgatitjet në kryeqytet. /l.k./
Foto Google