Ngjela: Ja pse dështoi destabilizimi i vendit? Shqipëria pas 30 qershorit më e fortë falë SHBA-ve

Ngjela: Ja pse dështoi destabilizimi i vendit? Shqipëria pas 30 qershorit më e fortë falë SHBA-ve
Avokati Spartak Ngjela u shpreh se pas zgjedhjeve të 30 qershorit Shqipëria është më e fortë dhe për këtë ai shton se kanë meritë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ngjela shprehet se politikanët në vend synonin destabilizimin, por nuk e arritën këtë. Politika amerikane ka nisur një proces antikorrupsion në Shqipëri dhe do ta çojë atë deri në fund, dhe kjo sipas tij është ajo që po tremb disa politikanë, të cilët si zgjidhje për të shpëtuar shohin kaosin, krijojnë kriza politike dhe pse jo synojnë edhe destabilizimin e vendit.

Politikanët tanë mund të jenë treguar të “aftë” të manipulojnë deri diku opinionin publik shqiptar, por përballë politikës amerikane, që ka nën kontroll thuajse tërë planetin, Ngjela thotë se ka ardhur koha që ata të përgjigjen për të shkuarën, apo edhe për të tashmen.

Lidhur me 30 qershorin, Spartak Ngjela thotë se këtë datë e njohu SHBA dhe madje partneri strategjik i Shqipërisë i quajti të rregullta votimet, pavarësisht se opozita nuk mori pjesë në to dhe Presidenti Meta dekretoi gjatë fushatës një datë tjetër, 13 tetorin.

Presidenti Ilir Meta e arsyetoi ndryshimin e datës, për hir të stabilitetit të vendit, por avokati Spartak Ngjela, thotë të kundërtën. Stabilitetin e Shqipërisë e garantoi edhe një herë tjetër politika amerikane, përmes trysnisë dhe forcës.

“13 tetor nuk mund të ketë. Nëse do të flisja për 13 tetorin, atëherë hyja dhe unë në marrëzi. Shqipëria e pas 30 qershorit është më e fortë. Shteti ishte në rrezik në 30 qershor”, theksoi Ngjela në A2.

“Nuk ishte një betejë për votën e lirë, por ishte një betejë për shtetin, do ta shkatërronte korrupsioni i ngritur në reformë shtetin apo jo. Evitimi i këtij rreziku ishte meritë e politikës amerikane.”

“Politika amerikane e ka nisur këtë proces antikorrupsion në Shqipërie dhe do ta çojë deri në fund, ne nuk e bëjmë dot këtë. Ata kanë provat.”

“Sa herë këta bëjnë gjullurdira, ata nxjerrin provat. Këta janë të gjithë në akuza. Këta luajnë për ekzistencën e tyre dhe donin destabilizim, por kjo nuk i interesonte politikës amerikane”, tha Ngjela.

loading...
loading...