Nën “akuzë për tradhti”, deputetin e opozitës së re e nxjerrin nga lokali përmes fyerjeve (Foto)

Nën “akuzë për tradhti”, deputetin e opozitës së re e nxjerrin nga lokali përmes fyerjeve (Foto)
Kreu i Ballit Kombëtar, njëherësh deputet i opozitës së re që u fut në Kuvend, Adriatik Alimadhi është përballur me një situatë të vështirë.

Adriatik Alimadhi, ishte i gjashti në listën e PD-së për Vlorën në zgjedhjet e përgjithshme të qershorit 2017, dhe ishte nga ata që pranoi të merrte mandatin e deputetit për të zëvëndësuar deputetët e larguarit që dogjën mandatet nga opozita.

Ai është detyruar të dalë nga lokali ku sapo kishte hyrë, madje të pranishmit e kanë  përzenë me sharje dhe ofendime.

Në një video postuar në internet, tregohet kur Alimadhi largohet, pas insistimit të disa perosnave, që ndodheshin në lokal.

“Ti nuk je ballist, por plehrë e Gramoz Ruçit. Në emër të popullit mos flisni”, i drejtohen ata deputetit të ri, duke e akuzuar se hyri në Kuvend, si vegël e maxhorancës.

“Herën tjetër do ta mbushim me pula, jo me mish të pjekur”- dëgjohet të thotë një nga personat  i ulur në tryezë.

“Një gjë të kërkoj, vetëm në emër të popullit mos flisni”- i thotë ai, ndërkohë që një tjetër ngjitur me të rrit tonet: “Jeni plehra, plehra”.

I njëjti i kërkoi të largohet dhe i drejtohet Alimadhit, duke i thënë: “Kush merret me Gramoz Ruçi është plehrë, plehrë” .

Pas këtij incidenti, deputeti Alimadhi është larguar nga lokali.

loading...
loading...