Nafta, kemi çmimin më të lartë në rajon, ja sa taksa paguajnë shqiptarët për një litër “ar të zi”

Nafta, kemi çmimin më të lartë në rajon, ja sa taksa paguajnë shqiptarët për një litër “ar të zi”
Plot 7 taksa paguajnë shqiptarët për një litër naftë, ose rreth115-120 lekë, duke e bërë këtë produkt të ketë çmimin më të shtrenjtë në rajon.

Eksperti, Besart Kadia, i tha Ora news se kjo politikë ndikon direkt në ecurinë ekonomike të vendit.

Nëse krahasojmë Shqipërinë me Kosovën dhe Maqedoninë, taksat që paguhen në një litër naftë janë dyfish më të larta.

Këto dy shtete në një litër naftë kanë të përfshira vetëm TVSH-në dhe akcizën ndërsa në Shqipëri janë 7 taksa të përfshira në një litër naftë të cilat janë akciza 37 lekë, 27 lekë taksë qarkullimi, 3 lekë taksë karboni dhe 7 deri në 10 lekë taksë rilicencimi.

“Ajo çfarë dihet është që qeveria me një të rënë të lapsit për tre muaj ka vendosur që çmimi i naftës në fund të këtij viti praktikisht të jetë më i shtrenjtë sesa çdo vend tjetër i rajonit. Maqedonia e ka sot afërsisht 500 lekë të vjetra taksën e naftës, në Shqipëri është 1100 lekë. Nëse nafta sot është 1600 lekë, 1100 lekë janë taksa shtetërore. 5-6 janë prej tyre janë taksa, pjesa tjetër i shkojnë privatit, që është ajo pjesa e markimit të naftës që sërish e paguajnë qytetarët. Pra është një mungesë totale e konceptit të qeverisë sa i përket mobilitetit në ekonomi. Pra nëse çmimi i naftës rritet me 10 dollarë fuçia, ekonomia ngadalësohet me 1%.

Kur taksa e qarkullimit u vendos nga 7 lekë në 20 lekë, kur Rama ishte në krah me ministrin Cani, tha se po e vendos këtë taksë sepse qytetarëve shqiptarë i është bërë barku i madh, kudo shkojnë me makinë. Tha që qytetarët janë bërë dembelë, shkojnë kudo me makinë. Pra duhet të ecin më shumë. Edhe tani është e njëjta mënyrë komunikimi dhe vulgariteti me politikat ekonomike që janë shumë serioze, sepse efektet nuk ndihen sot”, deklaroi Kadia.

loading...
loading...