Mos! Humoristi në krye të bashkisë së Kolonjës kërcënohet nga “Kapo Kapllani”, e la jashtë listës së falënderimeve

Mos! Humoristi në krye të bashkisë së Kolonjës kërcënohet nga “Kapo Kapllani”, e la jashtë listës së falënderimeve
Nuk diskutohet, ashtu si të gjithë kandidatët e tjerë socialistë se edhe aktori i humorit, Erion Isai, do të zgjidhej kryebashkiak i Kolonjës, në zgjedhjet e 30 qershorit.

Dhe sapo mori detyrën e re, ndonëse ende në pritje që të zyrtarizohet ajo, aktori i humorit vendosi të shkëputet nga televizioni.

Aktori e dha lajmin me anë të një postimi në Instagram, ku edhe falënderoi disa nga drejtuesit e projekteve televizive, me të cilët ka bashkëpunuar.

Më listën e falënderimeve ishte edhe aktori tjetër i humorit Bes Kallaku, me të cilin Erion Isai ka edhe raporte më të ngushta miqësore.

Por lista e tij e falënderimeve ka shkaktuar pakënaqësi në radhët e ish kolegëve të Isait, në Portokalli.

Aktori Ledio Lako i njohur edhe si ‘Kapo Kapllani’ është lënë jashtë.

Ai ka komentuar duke i thënë se në listën e tij duhet të kishte akoma më shumë njerëz për të falënderuar. Ndërsa i uroi suksese “politikanit” më të ri.

“Bën mirë që falënderon dhe tregon mirënjohje! Po mendoj se ke akoma listë për të falenderuar. Ndoshta jo si vëllezer por te paktën si kolegë! Gjithsesi suksese në rrugën e re të “politikanit”. E fillove mbarë që ditën e parë,"- shkroi Ledio Lako.

Përgjigja e Erion Isait ka qenë po aq e menjëhershme:

“Lista vërtet është gjatë. Mirënjohje dhe falenderimin për gjithë portokallinë, e kam thënë disa herë. Kjo s’bën asnjë nga koleget më pak të rëndësishëm në jetën time.”

loading...
loading...