Miratohet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës

Miratohet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës
Pas miratimit në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, Kuvendi votoi sot ngritjen e Komisionit Hetimor ndaj presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Kuvendi me 101 vota pro, nga 111 deputetë në sallë i dha “OK” raportit për Presidentin Meta dhe propozimit të Komisionit të ligjeve për ngritjen e komisionit hetimor.

Në përbërje të këtij komisioni janë: Ulsi Manja kryetar, Vasilika  Hysi, Klotilda Ferhati, Bashkim Fino, Alket Hyseni, anëtarë nga PS-ja, si dhe anëtarë zëvendësues po të kësaj force politike do të jenë Adnor Shameti dhe Spartak Braho.

Nga grupi parlamentar demokrat: Alban Zeneli, zv.kryetar, Halit Valteri, anëtar dhe Arlind Çarçani, anëtar zëvendësues.

Nga grupi parlamentar i partive te djathta: Adriatik Alimadhi, anëtar dhe Zef Shtjefni, anëtar zëvendësues.

Nga deputetët jashtë grupeve parlamentare: Krenar Rryçi, anëtar

Grupi parlamentar i pavarur nuk do të ketë përfaqësues.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja lexoi raportin, ku ftoi të gjithë deputetëve të votojnë raporton dhe ngritjen e komisionit hetimor. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...