Ministrja e Drejtësisë, Gjonaj: Reforma në Drejtësi i shërben të ardhmes së vendit

Ministrja e Drejtësisë, Gjonaj: Reforma në Drejtësi i shërben të ardhmes së vendit
Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor kanë zhvilluar një takim për konsultimin e e projekt-planin strategjik 2019-2020 për sistemin gjyqësor.

Gjonaj ka vënë theksin te rëndësia që ka kjo iniciativë në kuadër të ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë.

Ajo tha se shqiptarët tashmë janë dëshmitarë të historisë, se si mundëm të hedhim themelet dhe nisëm të rindërtojmë këtë pallat drejtësie, që sipas saj, po ngjall shpresën për të ndryshuar.

Strategjia Ndërsektoriale e Drejtësisë dhe Plani Strategjik i KLGJ-së, janë të ndërlidhura me përparësitë e politikave kombëtare, ku ndër të tjera synohet përshpejtimi i Reformës së Pushtetit Gjyqësor dhe Akordimit të Burimeve, bërja funksionale e Gjykatës se Larte si prioritet emergjent, duke marrë masat e nevojshme për plotësimin e vendeve vakante në një kohë sa më të shpejtë.

Në vitin  2016, Shqipëria miratoi reforma kushtetuese dhe legjislative gjithëpërfshirëse, me qëllim forcimin e integritegritetit dhe qeverisjes së gjyqësorit në vend.

Këto reforma përcaktonin edhe ngritjen e institucioneve të reja, përfshirë Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ), Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Këshillin e Emërimeve në Drejtësi dhe Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...