Meta nuk dekreton Gjinushin, Akademia e Shkencave lajmëron mbledhjen e jashtëzakonshme

Meta nuk dekreton Gjinushin, Akademia e Shkencave lajmëron mbledhjen e jashtëzakonshme
Teksa Presidenti Meta ka refuzuar dekretimin e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave, institucioni ka reaguar.

Akademia e Shkencave e cilëson të pavlefshëm dhe në kundërshtim me ligjin këtë veprim nga kreu i shtetit.

Në mbledhjen e ditës së sotme, Akademia e Shkencave ka vendosur të zhvillojë një mbledhje të jashtëzakonshme më datë 19 korrik 2019, lidhur me dekretin e Metës.

“Këshilli Ekzekutiv i ASH u mblodh sot më datë 13 korrik 2019 dhe vendosi që më datë 19 korrik 2019, ditën e premte, në orën 11.00 të bëhet mbledhja e jashtëzakonshme e Asamblesë së Akademisë së Shkencave të Shqiperisë me këtë rend dite:

– Njohja me Dekretin e Presidentit të Republikës nr. 11223, datë 11.07.2019, dhe shqyrtimi i propozimit të Këshillit Ekzekutiv drejtuar Asamblesë për të kërkuar rikonsiderimin e emërimit të Kryetarit të zgjedhur nga kjo Asamble”, thuhet në njoftim.

 

loading...
loading...