Mbahet festivali historik me 35 mijë këngëtarë, pjesëmarrja mbi 10 e popullsisë

Mbahet festivali historik me 35 mijë këngëtarë, pjesëmarrja mbi 10 e popullsisë
Festivali muzikor i ashtuquajtur ”Kremtimi estonez i këngës dhe valles” ka mbledhur edhe 90 000 vizitorë në kryeqytetin e këtij vendi, Talin, për të ndhakur nga afër.

Pjesëmarrja e performuesve dhe njerëzit që i përjetojnë nga afër emocionet, llogariten të jenë mbi 10 për qind e popullsisë së Estonisë.

Ky festival mbahet çdo pesë vjet, që nga viti 1869.

Po ashtu është i njohur si një nga festivalet më të mëdha të muzikantëve në botë.

Sivjet në teatrot e Talinit morën pjesë 35 000 këngëtarë, mbi 1 000 kore dhe 700 grupe vallëzimi.

Së bashku me festivalet në Lituani dhe Letoninë fqinjë, festimet baltike të valleve dhe lojërave janë përfshirë si një festival në listën e UNESCO-s të trashëgimisë kulturore në Europë.

Festivali paraqet një segment të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore dhe historike të Estonisë.

Ky festival luajti një rol të rëndësishëm në rezistencën e estonezëve gjatë pushtimit sovjetik, ndonëse shumë këngë patriotike të tij u ndaluan.

Por pas shpalljes së pavarësisë së Estonisë, në vitin 1991, protestuesit estonezë këndonin këngë patriotike të këtyre festivaleve dhe prandaj këto protesta shpesh quheshin “Revolucioni i këndimit”.

Me kalimin e viteve festivali u bë edhe më popullor dhe sot tërheq  me dhjetëra mijëra këngëtarë.

loading...
loading...