Mashtronin në shuma të mëdha me kontrata fiktive, 2 në pranga në Tiranë

Mashtronin në shuma të mëdha me kontrata fiktive, 2 në pranga në Tiranë
Dy persona u prangosën nën akuzën e fitimit të shumave marramendëse me anë të mashtrimeve, vetëgjyqësi e fshehje të ardhurash.

“Nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë është bërë e mundur finalizimi i operacionit të koduar “Përsëritësi”, ku u ndaluan shtetasit:

M.J., 44 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë tre herë për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë me mallra për të cilët paguhet akcizë.

F.I., 45 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasit M. J. dhe F. I. janë ndaluar pasi kanë bërë një kontratë fiktive (shtetasi M.J. i ka shitur shtetasit F.I. me kontratë fiktive 1 milion lekë të vjetra për një pronë, objekt shtypshkronjë me adresë në qytetin e Tiranës, biznes i cili ka një xhiro mujore rreth 100 milion lekë)  duke fshehur të ardhurat, vepër penale kjo e cila është kryer me qëllim fshehjen apo shmangien nga pagimi i një detyrimi tatimor me vlerë më të lartë se 8 milion lekë.

Shtetasi i dyshuar M.J, ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme dy automjete, pronë e një banke të nivelit të dytë, për të cilat kolateralin dhe kredinë e paguanin shtetasit N.SH dhe O.SH.

Gjithashtu shtetasi i dyshuar M. J. ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme xhiron mujore të një biznesi të shtetases O. Sh, në vlerën rreth 55 milion lekë të reja”, deklaron zyrtarisht policia. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...