Masakra e Kavajës, gjykata lë në burg 5 të arrestuarit

Masakra e Kavajës, gjykata lë në burg 5 të arrestuarit
Gjykata e Kavajës la në burg 5 të arrestuarit për ngjarjen e 4 ditëve më parë, ku nga konflikti i armatosur mbeti i vrarë 52-vjeçari Ramazan Hasalliu dhe u plagosën 5 persona të tjerë.

Ardian Dedej, Eraldo Hyka, Qazim Merkaj, Marjus Aliu dhe Agron Kollçaku do të qëndrojnë pas hekurave deri në përfundim të hetimeve.

52-vjeçari, në atë moment po blinte bukë në një dyqan.

Nga hetimet rezulton se ngjarja ka si motive të dobëta, ku dy vëllezërit Aliu janë konfliktuar me tre persona e tjerë të arrestuar mbrëmjen e të mërkurës (3 korrik).

Sipas dëshmisë së tyre, të rinjtë janë takuar të enjten për t’u sqaruar, por për shkak të fyerjeve që i ka drejtuar njeri-tjetrit, takim degjeneroi në dhunë që kulmoi me nxjerrjen dhe përdorimin e armëve. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...