Makina përplas motoçikletën, plagoset drejtuesi

Makina përplas motoçikletën, plagoset drejtuesi
Një aksident u regjistrua sot pasdite në autostradën Lezhë-Milot, në afërsi të Kryqëzimit të Shënkollit.

Policia sqaron se mjeti me drejtues shtetasin B.M.,36 vjeç banues në Kurbin është përplasur me një  motoçikletë me drejtues shtetasin K.V.,25 vjeç, banues në Lezhë.

Si pasojë e përplasjes është plagosur drejtuesi i motoçikletës, i cili është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor

Grupi hetimor vazhdon veprimet  në vendngjarje për sqarimin e rrethanave  të aksidentit. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...