LSI, Kryemadhi: Krahas dosjeve 184 dhe 339 tashmë do të kemi dhe një dosje të tretë

LSI, Kryemadhi: Krahas dosjeve 184 dhe 339 tashmë do të kemi dhe një dosje të tretë
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, gjatë një takimi me strukturat deklaroi se kryeministri Rama tregoi më 30 qershor planin e tij për të kthyer vendin në një sistem monist.

Kryemadhi tha se ilegjitimitetin e procesit e evidentoi edhe raporti i OSBE/ODIHR në raportin paraprak.

Sipas znj. Kryemadhi, krahas dy dosjeve 184 dhe 339, do të ketë edhe një dosje të tretë, që ajo e emërtoi “dosja 30 qershori”.

“30 qershori ishte fundi i të gjithë psikologjisë dhe vizionit të tij politik për ta kthyer Shqipërinë në një vend monist.

Sot kemi një raport të ODIHR-it ku thotë se shqiptarëve iu mohua të zgjidhnin.

Kemi një raport ku bën të qartë që një KQZ ka shkelur hapur një proces zgjedhor. Dosja 184 dhe 339 do ketë bashkudhëtare edhe dosjen 30 qershori”.

Duke u ndalur te parrëgullsitë e votimeve të 30 qershorit, Kryemadhi tha se Edi Rama edhe pse votoi dhe numëroi vetë, sërish futi duart në kutitë dhe fletët e votimeve.

“Edhe në zgjedhjet socialsite ai nuk rrinte dot pa futur dorën te kutia, në të gjithë procesin zgjedhor. Edhe pse organizonte vetë, nuk ndenji dot pa u bërë pjesë e një procesi, sepse vesi del me shpirtin.

Një nga dhimbjet më të mëdha është që ne qeshim me të, bejmë shaka, sepse ai e ka ulur veten sepse është kthyer në një personazh historik, por është kthyer në një fatkeqësi për të gjithë popullin shqiptar”, u shpreh Kryemadhi.

 

loading...
loading...