Lindi përmes një procedure emergjente, ndërsa të ëmën e vranë, nuk mbijeton dot as foshnja

Lindi përmes një procedure emergjente, ndërsa të ëmën e vranë, nuk mbijeton dot as foshnja
Ka ndërruar jetë sot në orët e para të mëngjesit edhe foshnja e gruas shtatzënë, që mbeti e vrarë barbarisht në  jug të Londrës.

Kelly Mary Fauvrelle ishte  vrarë në shtëpinë  e saj të shtunën në një shtëpi në Raymead Avenue të Croydon, në rrethana ende të paqarta. Por ndërsa ajo ndërroi jetë, mjekët arritën të mbanin famijën, me shpresën e mbijetesës.

Sipas BBC, foshnja e saj e cila u lind përmes një procedure emergjente ka marrë emrin Riley, por Policia Metropolitane raportoi sot se në mëngjes ajo pavarësisht përpjekjeve, ajo nuk ka mundur dot të qëndrojë në jetë.

Gruaja shtatzënë u vra me katër të tjerë në periferitë e Londrës, në disa ngjarje që tronditën Britaninë e Madhe.

Për vrasjet e njëpasnjëshme janë arrestuar pesë persona si të dyshuar, por ende hetimet vijojnë dhe rrethanat mbeten të paqarta.

loading...
loading...