Kuvendi pasdite voton Komisionin Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta

Kuvendi pasdite voton Komisionin Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta
Pas miratimit në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, Kuvendi pritet të votojë në seancën e orës 17:00 ngritjen e Komisionit Hetimor ndaj presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Mazhoranca akuzon Kreun e Shtetit se ka shkelur Kushtetutën me dekretin për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve më 30 qershor. Seanca plenare pritet të mbarojë para nisjes së protestës së opozitës.

Komisioni Hetimor përbëhet nga: Ulsi Manja, kryetar, Vasilika Hysi, Klotilda Ferhati, Bashkim Fino, Alket Hyseni, anëtarë.

Nga opozita parlamentare anëtarë do të jenë Alban Zeneli dhe Halit Valteri. /l.k./

Foto Google

 

loading...
loading...