Kryemadhi: Sot shqiptarët nuk kanë hallin e karriges së Ilir Metës, por...

Kryemadhi: Sot shqiptarët nuk kanë hallin e karriges së Ilir Metës, por...
Teksa protesta e opozitës vijon, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, u pyet për votimin me 101 vota pro Komisionit Hetimor që u ngrit sot dhe nisi me procedurave për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Kryemadhi u shpreh se shqiptarët sot nuk kanë hallin e karriges së Metës, por duan të hyjnë në BE.

“Nuk është problemi tek 101 deputetët dhe familjarët e tyre, por tek ajo që çfarë duan sot shqiptarët. Sot shqiptarët nuk kanë hallin as të karriges së Ilir Metës, as të deputetëve shqiptarë.”

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, nga selia e partisë së saj teksa marshonte drejt turmës ku po protestonte opozita, para Kryeministrisë tha se populli është ngritur “për të rrëzuar regjimin komunist, njësoj si në fillimin e vitet ’90”.

loading...
loading...