Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së kërcënon me mospjesëmarrje klubet e Superligës për financat

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së kërcënon me mospjesëmarrje klubet e Superligës për financat
Komiteti Ekzekutiv në Federatën Shqiptare të Futbollit ka kërkuar që klubet të mbyllin detyrimet financiare dhe të depozitojnë dokumentacionin deri në datën 31 korrik, në të kundërt rrezikojnë të mos licencohen.

“KE vendosi shtyrjen e mbledhjes se Komisionit të Licencimeve të klubeve për dhënien e licencave të Kategorisë Superiore për edicionin 2019-2020. Afati i fundit për pranimin e dokumenteve përkatëse konform Rregullores së Licencimit të Klubeve për pjesëmarrjen në veprimtaritë e FSHF-së, Neni 13, dhe Pika V e Aneksit I (Kriteret Financiare) do të jetë data 31 Korrik 2019. Në rast se edhe pas këtij afati, kriteri financiar nuk do të jetë përmbushur, materialet do ti paraqiten Komisionit të Licencimit të Klubeve në gjendjen aktuale, çka do të thotë se klubi juaj mund të rrezikojë mosmarrjen e licencës e për rrjedhojë edhe mospjesëmarrjen në kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore për sezonin 2019-2020”, thuhet në vendimet e mara nga Komiteti Ekzekutiv në Federatën Shqiptare të Futbollit. /l.k./

Foto Google

 

loading...
loading...