KLP jep dakordin, ja 6 prokurorët e rinj që marrtin detyrën

KLP jep dakordin, ja 6 prokurorët e rinj që marrtin detyrën
Pas shqyrtimit të kandidaturave dhe preferencave të tyre për vendet e mbetura bosh, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi t’i emërojë ata në disa prokurori të vendit.

Kështu prokurorët: Eliona Elezi, emërohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë në Krujë, Erida Visoçi, emërohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë në Vlorë, Mediana Meta, emërohet ne Prokurorinë e Shkallës së Parë  në Kavajë, Françesk Ganaj, emërohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë në Lezhë, Odeta Todorushi, emërohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë  në Korçë dhe Albjona Papajani, emërohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë në Berat.

Gjatë seancës plenare të KPK-së është diskutuar edhe për prokurorët me caktim të përkohshëm me pozicion drejtues, të cilët konkurrojnë për SPAK, konkretisht Donika Prela dhe Elizabeta Imeraj.

Për Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme dhe për drejtuesen e Prokurorisë për Krime të Rënda është propozuar që të mbeten në këtë gjendje të “status quo” deri në finalizimin e procesit të konkurrimit për SPAK, strukturë kjo që pritet të hetojnë korrupsionin në nivel të larta drejtuese, përfshirë edhe fushën politike. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...