“Kaubojsi” kapet me Bashën, “ka vetëm frikën e humbjes, gjithë pushtetin e tij e ka në tavolinë. Asnjëherë nuk ka fituar”

“Kaubojsi” kapet me Bashën, “ka vetëm frikën e humbjes, gjithë pushtetin e tij e ka në tavolinë. Asnjëherë nuk ka fituar”
“Në një proçes të gënjeshtërt, të përsëritur, e cila vazhdon pa ndalur.”

"Dhe tashmë, kur PD ka pesë muaj që ka djegur mandatet, janë bërë dhjetë protesta kombëtare, ka pasur përplasje me molotov me policinë, kur ka pasur me qindra të arrestuar dhe një betejë frontale të opozitës, Lulzim Basha thotë se PD-ja nuk është gati për zgjedhje të parakoshme”,  thekson Eduart Ndocaj, në një reagim të fundit, i njohur ndryshe edhe si “kaubojsi”.

Ndocaj më 30 qershor garoi për Bashkinë Lezhë, por edhe pse patyi ambicje humbi përballë kandidatit socialist, Pjerin Ndreu, ne nje proces qe ai e kontestoi.

Ja reagimi i plotë i Eduart Ndocaj

"Më në fund, ai është i vetëdijshëm që strukturat e tij nuk funskionojnë. Baza e partisë është e shpartalluar.

Dhe ndoshta Partia Demokratike, është e vetmja opozitë në botë, që pasi lufton gjashtë muaj për të rrëzuar qeverinë dhe për të zhvilluar zgjedhje të parakohshme, kryetari i saj del dhe thotë se nuk është gati për të hyrë në zgjedhje dhe jo për shkak të shit-blerjes së votës. Jo sepse ka hallin se zgjedhjet nuk do jenë të lira dhe të ndershme.

Por, Lulzim Basha ka vetëm një frikë, frikën e humbjes. Pasi ai gjithçka në pushtetin e tij e ka marrë në tavolinë. Asnjëherë nuk ka garuar dhe nuk ka fituar.

Më poshtë po sjellim disa detaje, për ata që përmendin argumenta të kundërta.

Së pari, ai kur është zgjedhur kryetar i Bashkisë së Tiranës, humbi. Por, pastaj fitoi në tavolinë, pasi KQZ rinumëroi votat, me ndërhyrjen e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në zgjedhjet e 2013-ës, drejtoi qarkun e Tiranës gjatë fushatës, dhe humbi. PD mezi mori 11 mandate. Një katastrofë elektorale e papërsëritshme, ndërkohë që drejtuesi i fushatës për Tiranën ishte vetë Lulzim Basha.

Shkojmë më tej, në 2013, në garë me të ndjerin Sokol Olldashi. Sërish humbi, por u desh ndërhyrja e ish-kryeministrit Sali Berisha dhjetë ditët e fundit dhe një alarm, kur në fakt Olldashi më në fund e kuptoi se po kandidonte me Sali Berishën dhe jo me Lulzim Bashën. Partia Demokratike iu fal.

Shkojmë më tej në zgjedhjet vendore të 2015-ës, ku sërish regjistroi katastrofë elektorale. Sepse partia nuk funksiononte, strukturat ishin të shpartalluara, konfliktet e brendshme, përçarja dhe nxitja e tyre nga qendra, ishin shembulli më i keq që mund të jepte Partia Demokratike.

Shkojmë në vitin 2017, kur u ngujua në çadër, bëri marrëveshje me Ramën, kërkoi pushtet në tavolinë, hyri në zgjedhje dhe dështoi. Regjistroi një rezultat katastrofik. Përtej pretendimeve."

 

loading...
loading...