Iu sekuestruan sot 1 milion euro pasuri, zbulohet identiteti i pensionistes

Iu sekuestruan sot 1 milion euro pasuri, zbulohet identiteti i pensionistes
Policia shqiptare në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, Drejtorinë Vendore të Policisë Korçës, Njësinë për Hetimin e  Krimit Ekonomik dhe Financiar,  finalizoi ditën e sotme operacionin e koduar  “Transferta’, ku u vendos në sekuestro preventive disa pasuri të paluajtshme dy shtetasve shqiptare Almanda Durollari dhe Vergjinush Durollari si edhe shtetasit Italian Francesko Cocilovo.

U sekuestruan:

– 2 apartamente banimi në Pogradec, me sipërfaqe 175 m2;

– 4 apartamente banimi në Tiranë, me sipërfaqe 420 m2;

– 1 njësi shërbimi në Tiranë, me sipërfaqe 106.5 m2;

Pasuri të sekuestruara që kapin vlerën 1 milion euro.

Këto pasuri rezultonin në emër të një 76 vjeçare, të quajtur Vergjinush Durollari, nëna e Almandës, e cila është pensioniste. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...