Italia i tregon “dhëmbët” BE-së, nuk pranon që anijet me emigrantë të akorohen në bregun e saj

Italia i tregon “dhëmbët” BE-së, nuk pranon që anijet me emigrantë të akorohen në bregun e saj
Italia po refuzon ankorimin në portin e ishullit të Lampedusas të dy anijeve të shpëtimit me mbi 100 imigrantë të bord, duke i treguar “dhëmbët” BE-së.

Autoritete i bënë thirrje ekuipazhit të një prej anijeve që t’i dërgojë imigrantët Maltë, por kjo kërkesë është refuzuar për shkak të udhëtimit të gjatë dhe të rrezikshëm. Gjermania është shprehur e gatshme për të marrë disa prej imigrantëve.

Dy anije shpëtimi me mbi 100 imigrantë në bord ndodhen pranë brigjeve të ishullit italian të Lampedusa-s.

Anija Alan Kurdi, në shërbim të organizatës jofitimprurëse gjermane Sea-Eye, shpëtoi 65 vetë të premten rreth 34 milje larg brigjeve të Libisë.

Anija tjetër Alex, në shërbim të organizatës jofitimprurëse Mediterranea, shpëtoi 54 vetë të enjten, 41 prej të cilëve janë ende në bord, ndërsa vetëm 13 u lejuan të evakuohen të premten në Lampedusa. /l.k./

Marrë nga www.repubblica.it

loading...
loading...