Imuniteti i deputetëve, PS ndërron mendje për ndryshimet

Imuniteti i deputetëve, PS ndërron mendje për ndryshimet
Partia Socialiste nuk i qëndron propozimit të saj për ndryshimin e rregullores për të vendosur kushte ndaj prokurorisë në rastet e nisjes së hetimit ndaj deputetëve.

Më herët ishte deklaruar se do të rishikoheshin nenet 118 dhe 119, ku hetimi ose arrestimi i deputetit nuk mund të kërkohej pa paraqitur prova bindëse para Këshillit të Legjislacionit dhe Mandateve në Kuvend.

Ishte PD ajo që kundërshtoi propozimin për rikthimin e imunitetit nga kreu i grupit socialist Taulant Balla.

“Grupi propozues që është grupi parlamentar i PS me një vendimmarrje politike është tërhequr nga ndryshimi i nenit 118, 119 edhe pse këto dy nene nuk janë në harmoni me kushtetutën”, tha kreu i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Ulsi Manja në mbledhjen e sotme.

Pas dy vitesh, rregullorja e Kuvendit pritet të miratohet në seancën plenare të 18 korrikut. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...