I riu amerikan shpallet fajtor për vdekjen e dy shqiptarëve. Çifti ende në morg, amanet të varrosen në Pogradec

I riu amerikan shpallet fajtor për vdekjen e dy shqiptarëve. Çifti ende në morg, amanet të varrosen në Pogradec
Një i ri amerikan u shpall fajtor pas aksidentit që u mori jetën dy të moshuarve nga Shqipëria.

Aksidenti i rëndë ndodhi në fund të muajit qershor.

Donald Kumar Davis, 29 vjeç, akuzohet nga drejtësia amerikane për dy akuza lidhur me vrasjen e dyfishtë të dy shqiptarëve me makinën e tij, ndonëse pa qëllim.

Davis po ngiste një makinë tip kamion 2015 dhe u përplas me një Toyota Corolla të vitit 2005, që po dilte nga pragu i një kompleksi apartamentesh të Harrison Avenue, duke e shtyrë atë afërsisht 20 metra. Aksidenti ndodhi paraditen e 29 qershorit, thanë autoritetet, e nga kjo përplasje humbën jetën dy shqiptarët.

Muhamet Oparaku, 68 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, Budkurie Oparaku, 64 vjeç, u shpallën të vdekur pas mbërritjes në Qendrën Mjekësore të Universitetit Hackensack pak kohë më vonë.

Davis u shtrua në spital me gërvishtje të vogla dhe djegie. Ai pas ndihmës së parë u dërgua në burgun e Bergen County, ku priti deri të mërkurën pasdite kur doli para gjyqit.

Muhamet Oparaku, i cili punoi një jetë të tërë si oficer policie në Pogradec, emigroi në Shtetet e Bashkuara bashkë me gruan e tij,

Ai ishte pas mbërritjes atje, prej 10 vjetësh ishte i punësuar në një kompani, “Garfield Walmart”, dhe  përfundimisht u bë një menaxher.

“Ajo kishte një zemër të përulur, ishte njeri i dashur dhe shihte punët e saj", tha një koleg. “Ajo mezi fliste anglisht, por punonte shumë, mësoi dhe ishte një menaxher e zonja.”

"Vetëm një javë para se ajo të vritej, shkoi për trajnim në një akademi që kemi", tha bashkëpunëtori i saj. "Ajo ishte aq e lumtur”.

Ndërkohë, Muhamet Oparaku ishte "shumë inteligjent dhe gjithmonë i respektueshëm", tha kolegu i tij.

Dëshira e vetme e çiftit se “donin të varroseshin në Shqipëri”, detyruan anëtarët e familjes, të nisnin një fushatë GoFundMe, për të mbledhur të ardhurat pasi kostoja është tepër e lartë.

“Ne do ta realizojmë këtë dëshirë për ta.”

https://www.gofundme.com/f/memorial-fund-for-muhamet-amp-bukurije-oparaku

loading...
loading...