
Jesus në pjesën e parë e Firminho në të dytën i dhanë fitoren e pastër Brazilit, që shkoi në finale.
Lionel Messi u shfaq mjaft kritik ndaj gjyqtarit ekuadorian Zambrano në përfundim të gjysmëfinales me Brazilin në “Copa América”.
“Ylli” u Barcelonës shënjestroi Conmebol-in, ndërsa tha fjalë të mira për shokët e skuadrës.
“Nuk e kuptoj pse nuk iu referuan VAR-it në rastet e dyshimta, kjo është e mahnitshme. Shpresoj që Conmebol të bëjë diçka, megjithëse unë nuk mendoj se do të ndodhë ndonjë gjë, sepse Brazili merret me gjithçka, është shumë e komplikuar. Arbitri i favorizoi gjatë gjithë ndeshjes, pastaj dy ndërhyrjet ndaj Agueros dhe Otamendit, që ishin penallti”, theksoi Messi.
Mbi të ardhmen e Argjentinës, teksa ai po kritikohet se nuk po e udhëheq me të njëjtin sukses që ka te Barcelona, Messi u përgjigj:
“Është një grup që tregoi se dashuron kombëtaren. Kjo skuadër ka të ardhme dhe ka një bazë të mirë për të ecur përpara. I duhet dhënë kohë. Këta djem bënë një sakrificë të madhe, meritojnë respekt.”
Sot pak pas mesnate luhet Kili-Peru, prej nga ky del edhe ekipi tjetër finalist që do të diskutojë trofeun më 7 korrik me Brazilin.