Helikopteri përfundon në fund të detit, vdesin miliarderi dhe e bija

Helikopteri përfundon në fund të detit, vdesin miliarderi dhe e bija
Miliarderi dhe filantropi, si edhe 6 persona të tjerë kanë mbetur të vdekur nga aksidenti me helikopter të enjten në Bahamas.

Miliarderi i qymyrit të West Virginia, Chris Cline, vdiq në aksidentin kur helikopteri me të cilin udhëtonte së bashku me vajzën e tij, tre miqtë e saj nga kolegji dhe dy persona të tjerë, përfundoi në fund të detit.

Policia tha se helikopteri u largua nga Big Grand Cay rreth orës lokale 14:00 të enjten  dhe u raportua i humbur 12 orë më vonë, kur nuk mbërriti në Fort Lauderdale, destinacionin e synuar.

Policia zbuloi se avioni u rrëzua 16 metra nën ujë rreth 2  milje larg Grand Cay në Abacos.

Brenda mjetit fluturues ishin trupat e 4 femrave dhe 3 meshkujve. /l.k./

Marrë nga /www.thesun.co.uk

 

loading...
loading...