Goditet banda e 5 shqiptarëve në Athinë, ja sa para fituan nga droga

Goditet banda e 5 shqiptarëve në Athinë, ja sa para fituan nga droga
Një bandë me pesë shqiptarë dhe një grek është goditur nga autoritetet helene, e cila merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.

Aksioni është zhvilluar në Kipseli dhe në Patisia, Athinë. Policia ka sekuestruar 84 kg e 411 gram marijuanë, një shumë prej 6 mijë e 245 eurosh, një automjet, një motor, një peshore, 6 celularë.

Policia greke thotë se ky grup ka arritur të fitojë rreth 180 mijë euro nga trafikimi i drogës.

Shqiptarët e prangosur janë të moshës 27-44 vjeç.

 

loading...
loading...