Gangsterët shqiptarë të drogës, zbulohen emrat e anëtarëve të grupit të famshëm muzikor në burgjet angleze

Gangsterët shqiptarë të drogës, zbulohen emrat e anëtarëve të grupit të famshëm muzikor në burgjet angleze
Hellbanianz, grup muzikor në Londër, rikthehet sërish në qendër të një investigimi të medias angleze, për këngët e tyre të dhunshme dhe jetën e shtrenjtë, apo edhe për makinat luksoze me burim paratë e fituara nga aktivitete kriminale.

Gazeta e të dielës Mail On Sunday pas një investigimi të gjatë shkruan se Hellbanianz përmes muzikës së tyre dhe video-klipeve ku shfaqen në një jetë luksoze po rekrutojnë anëtarë të rinj shqiptarë.

“Gangsterët shqiptarë të drogës që pasqyrojnë pasurinë online, janë tashmë pjesë e mafias në Londër, të cilët rekrutojnë ushtarë të rinj në Angli, përmes videove, ku shfaqen duke udhëtuar me Lamborghini dhe Rolls Royce e duke u dhënë jehonë kapove sikur të jenë një kartel droge”.

Sipas këtij artikulli Hellbanianz e përdorin muzikën si një PR për qëllimet e tyre kriminale.

E ndërsa të gjithë i njohin anëtarët dhe drejtuesit të Hellbanianz përmes presudonimeve gazetarët anglez kanë mundur të zbulojnë emrat e tyre të vërtetë.

‘Stealth’ një prej këngëtarëve kryesor të grupit i cili shfaqet në videoklipet e Hellbanianz i rrethuar nga djem më maska është Fatjon Dibra nga Burreli.

Një tjetër anëtarë i rëndësishëm i këtij grupi është “Vinz”, që sipas kësaj gazete quhet Ervin Selita 26 vjeç, edhe ky nga Burreli.

Disa prej këngëve të Hellbanianz i dedikohen anëtarëve të grupit tashmë të burgosur për krime të ndryshme. Gazetarët e kësaj gazete kanë mundur të identifikojnë një bisedë në Instagram Live, mes dy anëtarëve të burgosur të Hellbanianz, të cilën më pas e kanë publikuar në Youtube.

Azem Dajçi i njohur me pseudonimin ‘Ziro’ bashkëbisedon përmes një telefoni Iphone të futur ilegalisht në burg me anëtarin tjetër të grupit njohur me nofkën ‘Gucci’ i identifikuar si Fabion Kuci.

Dajci dhe Kuci ndodhen në paraburgimin e burgur Ëormëood Scrubs në pritje të dënimit për grabitje të dhunshme.

Kuçi 27 vjeç ka pranuar akuzat për grabitje në rrethana rënduese. Po ashtu edhe Dajçi 26 vjec, ka pranuar të njëjtën akuzë si dhe atë për mbajtje të një arme dhe municionesh pa leje.

Një zëdhënës i burgjeve angleze tha se “Ne do ti ndëshkojmë ata për gjetjen e telefonave, ndërkohë Instagram bllokoi llogaritë e Azem Dajcit dhe Fabion Kucit.

Artikulli është komentuar gjerësisht, teksa njerëzit shprehin habinë se si Youtube nuk i heq këngët e Hellbanianz ku anëtarët e saj krenohen për jetën e tyre dhe i këndojnë drogës apo dhunës. Ky fenomen ka “infektuar” edhe muzikën në Shqipëri, por  në vendin tonë nuk ka as investigim, dhe as ndonjë shqetësim mbi të tilla fenomene negative .

 

loading...
loading...