Fermerët ankohen me çmimin e shalqirit, “qeveria s’na ndihmon, më shumë po fitojnë tregtarët”

Fermerët ankohen me çmimin e shalqirit, “qeveria s’na ndihmon, më shumë po fitojnë tregtarët”
Kamionë të shumtë që vijnë nga Kosova apo edhe vende të tjera të Ballkanit furnizohen me shalqi në Divjakë dhe Myzeqe.

Fermerët shqiptarë të këtyre zonave duket se nuk po kënaqen këtë vit me çmimin që po shitet shalqiri.

Ata thonë se çmimi nuk mbulon kostot e prodhimit. Sot ata e shesin një kilogram shalqi nga 5 deri në 10 lekë, shifër kjo më e ulëta në 3 vjet.

“Sot shalqiri po shitet me 100 lekë të vjetra. Nuk na ndihmon shteti, sikur edhe me një subvencion të vogël”, thotë një fermer.

“Ne nuk marrim as gjysmën e lekëve që kemi hedhur në tokë, e jo më të marrim fitimin. Jemi të detyruar që të dalim ne xhade e të shesim një kokërr shalqi e të ushqehemi se kemi borxhe nëpër dyqane”, ankohet një tjetër fermer.

Për këtë situatë ka fermerë të cilët akuzojnë pikat e grumbullimit që sipas tyre vendosin çmimin sipas interesit, në dëm të prodhuesve. Tregtarët e sheshin kilogramin e shalqirit disa herë më tepër se prodhuesi dhe fitojnë shumë me tepër se ata që kanë punuar pwr muaj të tërë.

Edhe pse çmimi është i ulët, fermerët janë të detyruar ta shesin sepse koha e pjekjes po kalon, dhe nëse nuk shitet dëmi do të jetë akoma më i madh.

loading...
loading...