E përplas motorin në bordurat e rrugës, rëndë në spital drejtuesi

E përplas motorin në bordurat e rrugës, rëndë në spital drejtuesi
Një aksident rrugor ka ndodhur sot pasdite në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë.

Një motor ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën dhe për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit, shtetasi 32 vjeçar, Sulejman Llani.

Sipas policisë motori është përplasur me barrierat në anës rrugës.

I plagosuri u dërguar me disa fraktura të rënda në Spitalin e Traumës në Tiranë. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...